Paloka nxjerr foton e invalidit të dhunuar: Ky është armiku

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, denoncon dhunën e policisë ndaj një shtetasi invaldi që protestonte sot me flamur Kombëtar dhe atë të BE para Kuvendit. Në foto personi që sipas Palokës quhet Gjergj Cuni shihet i ulur në rrugë, teksa tërhiqet zvarrë nga policët. Ky siç thotë ish-deputeti është armiku i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

STATUSI I PLOTË I PALOKËS

“Zotëria në foto është Gjergj Cuni, është invalid. Sot me një dorë mbështetej në patericë dhe në tjetrën mbante flamurin Kombëtar dhe atë të BE.

Vjen në çdo protestë sepse kjo qeveri i ka hequr dhe pensionin e invaliditetit, bukën e gojës. Por për ketë qeveri dhe Edvin Ramën ky është armiku.

Nuk mund të jetë ndryshe. Për një qeveri që mbështet dhe mbështetet tek krimi dhe oligarkët “armiku” janë qytetarët që nuk çojnë dot bukë në shtëpi tek fëmijët e tyre. Prandaj nuk duhet të lejojmë më që Rama të tërheqë zvarrë qytetarët. Ka ardhur koha që qytetarët ta heqin zvarrë ketë kryeministër bashkë me plehrat e tjera rreth tij.

 

Zjarr Tv Ad