Paloka: Peshku i madh është kryeministër, krimi vetëm do fuqizohet

0
409
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratë së ambasadorit Lu, sipas të cilit në Janar do të nisin arrestimet e peshqve të mëdhenj.

Me anë të postimi në rrjetet sociale, Paloka nënvizon se peshku i madh i krimit në Shqipëri është një dhe vetëm një, ai quhet Edi Rama.

“Peshq te vegjel, peshq te medhenj. Kush ha e kush do ta haje?
Une nuk mund te c’kodifikoje kodet e askujt, po une dhe gjithe shqiptaret dijme shume mire se “peshku i madh” i krimit ne Shqiperi eshte nje dhe vetem nje e quhet Edvin Kristaq Rama.” –shkruan Paloka në postimin e tij.

Sipas Palokës, për aq kohë sa Rama do vazhdojë kryeministër, krimi vetëm do fuqizohet.

“Sa te vazhdoje te jete ai kryeminister; nje vit, nje muaj, nje jave, nje dite apo dhe nje ore, krimi ne Shqiperi do vazhdoje vetem te rritet e fuqizohet…”- vijon ai më tej.

 Postimi i Edi Palokës në FB:

Zjarr Tv Ad