Paloka: Policët e ndershëm të bashkohen me qytetarët, kjo rrugë nuk ka kthim pas

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo qeveri po përdor forcat policore speciale kundër qytetarëve shqiptarë, kundër qytetarëve të Unaza e Re, kundër çdokujt që proteston dhe reagon ndaj kësaj qeverisje kriminale”.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, nga protesta e opozitës të bashkuara para Kuvendit, teksa ka akuzuar kryeministri Rama për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

“Kjo qeveri ka kthyer Forcat Speciale kundër popullit shqiptar, kundër protestuesve në Astir dhe kudo ku protestohet kundër zullumit të kësaj qeverie. Në këtë parlament ndodhen kriminelë dhe hajdutë të Shqipërisë. Edi Rama është fajtori pse Shqipëria u mbush me drogë, pse rinia ikën dhe pse vendi është sot në një krizë të thellë institucionale dhe politike”, tha Paloka.

Ai shtoi se e di se policët janë aty për të marrë një rrogë, por nëse mes tyre ka policë të ndershëm, ata duhet që të bashkohen me protestuesit.

“Policët e ndershëm të bashkohen me qytetarët, të bashkohen me ata që rezistojnë dhe jo me krimin dhe bandën në qeverisje. Bandat e hashashit janë në qeverisje dhe qytetarët do të rezistojnë. Kjo rrugë e jona nuk ka më kthim pas”, deklaroi Paloka.

Zjarr Tv Ad