Paloka: Prokuroria si letër higjenike! Ruçi: Të erdhi ora e Facebook-ut

0
299
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Edi Paloka teksa po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë.

“Kryeministër e keni bërë Prokurorinë si letër higjenike dhe e përdorni për çdo pisllëk që doni ju…”, – tha Paloka në Kuvend.

Aktualisht, Edi Rama nuk ndodhet në seancë parlamentare, por kjo nuk i ka penguar demokratët të vijojnë akuzat ndaj tij dhe Fatmir Xhafës edhe gjatë seancës së ndërprerë parlamentare.

“Kam vetëm një pyetje për ju, ç’do të thotë për ju kur ministri i Brendshëm përgjigjet për pyetjen që i bëjnë gazetarët: A të kap ligji anti-mafia dhe ai përgjigjet teorikisht po, por praktikisht heshtje. Kjo do të thotë që ligji e kap, por meqë ai është ministër i Brendshëm, atëherë nuk e kap…”, – tha Paloka

Nga ana e tij, Gramoz Ruçi i ka kujtuar disa herë që të mbyllë fjalën në bazë të rregullores. Në pamundësi, ai ka ndërprerë seancën për 30 minuta duke lëshuar edhe një batutë ndaj Palokës.

“Mesa duket erdhi ora e Facebook-ut”, replikoi Ruçi duke iu referuar faktit se çdo sekonde e demokratëve në seancë transmetohet Live në faqen zyrtare të Facebook-ut të kryetarit demokrat, Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad