Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot në parlament.
Sipas Palokës, Rama iu kthyes sot ‘avazit të vjetër sipas të cilit, gjithë shkeljet ligjore e kushtetuese që ai ndërmerr i bën me marrëveshje me ndërkombëtarët, ndërkohë që gjithë ata që denoncojnë e kundërshtojnë shkeljet e tij, janë kundër BE apo SHBA.
Ja postimi i plotë i Palokës:
Rama ju kthye dhe sot “avazit” të vjetër sipas të cilit gjithë shkeljet ligjore e kushtetuese që ai ndërmerr i bën me marrëveshje me ndërkombetarët. Ndërkohë gjithë ata që denoncojnë e kundërshtojnë shkeljet e tij , janë kundër BE apo SHBA…!!!
Mos harrojmë se këtë “taktike” Rama e ndoqi herë në menyre abuzive e herë me sukses dhe me kanabizimin e vendit kur përpiqej ta paraqiste realitetin me deklarata të disa diplomatëve megjithese kanabisi kishte pushtuar çdo pëllëmbë. Kjo vazhdoi deri sa ju doli boja fare…
Sot, po i njejti ( qe per reformen zgjedhore nuk i do as prane nderkombetaret) nxorri perpara nderkombetaret per te justifikuar shkeljen e Kushtetutes dhe kapjen e drejtesise…
Une nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonje perfaqesues te vendeve demokratike qe mbeshteska Ramen ne kapjen e drejtesise ne menyre antikushtetuese.
Nga ajo qe kemi degjuar publikisht, partneret jane angazhuar dhe mbeshtesin ngritjen e nje drejtesie te pakorruptuar e te pavarur. Nje drejtesi qe denon politikanet , qeveritaret e korruptuar e te lidhur me krimin . Ministrat e funksionaret qe ne bashkepunim me krimin kane blere e manipuluar votat e shqiptareve.
Te pakten ne kushtet e Bundestagut keto kemi lexuar . Edhe ne raportet e Departamentit Amerikan te njejten linje kemi pare ( e nuk mund te jete ndryshe) keshtu qe nuk dihet per cilet partnere flet Rama !
Po eshte e vertete qe nderkombetaret , ashtu si opozita, kerkojne ngritjen sa me pare jo vetem te Gjykates Kushtetuese e Gjykates se Larte , po dhe gjithe institucioneve te tjera te parashikuara nga Kushtetuta sidomos SPAK dhe BKH.
Kush i shkatrroi gjykatat ? Kush i ka penguar dhe vazhdon ti pengoje keto institucione? Kush e zvarriti dy vjet e vazhdon te zvarrise dhe sot ngritjen e tyre?
Opozita, qe nuk ka me asgje ne dore pervec fjales?!
Kush e sterzgjat Vettingun per ta perdorur si mjet presioni ndaj gjyqtareve e prokuroreve?
Kush nuk ju jep as fondet dhe stafet e domosdoshme per kryerjen e funksioneve elementare ketyre institucioneve ?
Sigurisht edhe shqiptari me naiv e di dhe e kupton se kujt i duhet nje drejtesi e kapur sepse sot e di kushdo se kush eshte i korruptuari dhe i lidhur me krimin. Kjo eshte arsyeja pse Rama nuk mund te lejoje ngritjen e institucioneve te pavarura te drejtesise. Prandaj ose te kapura prej tij ose te bllokuara.