Paloka reagon për arrestimet pas tërmetit në Durrës: Edhe banori më i fundit, e di se ai është kryepërgjegjësi

0
61

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me arrestimet e njoftuara nga policia në Durrës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Paloka thotë se në listën e të arrestuarëve emri i ish kryebashkiakut Dako nuk del gjëkundi, edhe pse shton ai në Durrës e di edhe qytetari më i fundit se ai është kryepërgjegjësi.

Postimi i plotë:
Sipas drejtuesve te policise dhe prokurorise ne Durres ; pas “nje pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofes. Plot 17 urdher ndalime…

“Fajtoret” rezultokan disa inspektore lagjesh, ndonje “ndertues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjte e pallateve!
Gjushit nuk i del emri kurrekund!!!

Ne Durres e di dhe qytetari me i fundit se Vangjush Dako eshte kryepergjegjes per kete situate, jo vetem se ka mbi dhjete vjet qe drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qene i implikuar direkt, me firmen e tij “3D” , ne ndertimin e shumices se pallateve te demtuara. Kete fakt e kane denoncuar dhe keto dite me dhjetra qytetare durrsak. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmes se tij, Gjushi edhe ndertonte me firmen e tij !

Po pse atehere emri i Gjushit nuk del ne listen e polico-prokurorise se Durresit?!
Shume e thjeshte dhe e qarte per kedo; Gjushi ka mbrojtjen direkte te Rames i cili gjate gjithe kesaj kohe po kujdeset personalisht qe mos preken pergjegjesit e vertete, po si ne gjithe rastet e tjera, te mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga rradhet e ushtareve.

Rama po kerkon ta nxjerre dhe nje here Gjushin “akullore” dhe kjo ben sens. Gjushin deri dje ne Durres e quanin “Bankomati i Rames” ! Ne fakt tanime eshte me prova se Gjushi e ka PAGUAR ( me kuptimin me te pare te fjales) imunitetin e tij, prandaj ne vend qe te ishte ne qeli, eshte rikthyer me urdher te Rames ne zyren e bashkise per te rregulluar “ATO LETRAT”