Paloka: Sa më shumë të mbrojë vëllezërit Xhafaj, aq më shumë zhytet Rama

0
298
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së kryeministrit Rama lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafës, ka ardhur edhe reagimi i Nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Palokës.

Paloka i përgjigjet kryeministrit Rama në Facebook, duke shkruajtur se ky i fundit i gënjeu shqiptarët për vërtetësinë e audiopërgjimit që implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.

Deputeti i Partise Demokratike e shikon përpjekjen e Ramës për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj si të dështuar, që vetëm sa po i shkakton “zhytjen në llumin e tij të krimit”.

Postimi i plotë:

E nxorri kokën fare pak nga llumi, sa për të treguar se po kapin fundin.

Sa më shumë përpiqet dhe i mbron aq më shumë zhytet në llumin e tij të krimit, aq më i pashpresë bëhet.

Dje , pasi mashtroi prapë mbi ekspertizën për përgjimin që paskësh bërë vetë, nuk gjente dot derën për të dalë nga salla e konferencës me gazetarët. Sot u përdrodh prapë, e deklaroi se po pret ekspertizën e prokurorisë së tij.

Mblodhi llumin e krimit e drogës dhe ia paraqiti shqiptarëve si xhevahire, duke i bërë kryetarë bashkie, deputetë e ministra…

Edvin, je ti që me “xhevahirët” e tu, nga Elvis Roshi tek Sajmir Tahiri e Fatmir e Agron Xhafaj duke punuar për pushtetin dhe pasurinë tuaj, punoni ditë e natë kundër Shqipërisë e shqiptarëve.

Më 26 maj shqiptarët janë thirrur që të pastrojnë llumin tënd Edvin. Priti tek dera…

Zjarr Tv Ad