Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratikë Edi Paloka ka reaguar sërish për skandalin e abuzimit më paranë publike në aferën e incineratorëve dhe në përfshirjen e skemave për përfitimin e parave.
“Si ka mundësi që edhe pasi skandali i inceneratorëve ka plasur nga të gjitha anët, as prokuroria e as SPAK-u nuk kanë arritur as të hetojnë e as të “zbulojnë” gjë po presin që denoncimet të dalin nga partitë opozitare e pastaj “të vihen në lëvizje” ?!!, shkruan Paloka në një shënim në facebook.
Ja postimi i plotë:
Si shpjegohet që fakte kaq të rënda e skandaloze nuk hetohen e nuk zbulohen nga organet e drejtësisë ( sidomos tani që janë “reformuar”) po zbulohen e denoncohen nga opozita ?!
Si ka mundësi që edhe pasi skandali i inceneratorëve ka plasur nga të gjitha anët, as prokuroria e as SPAK-u nuk kanë arritur as të hetojnë e as të “zbulojnë” gjë po presin që denoncimet të dalin nga partitë opozitare e pastaj “të vihen në levizje” ?!!
Kjo është drejtësia e reformuar të cilës nuk lëmë rast pa i thurur elozhe …Arsyeja është e thjeshtë; për ti dhënë drejtësinë në dorë Ramës nëpërmjet “reformës Soros” janë hedhur miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë dhe atyre të BE. Sot pasojat po i paguajnë shqiptarët.