Paloka thirrje Ramës: Tërhiq banditët nga rruga

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar për kërcënimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri, ndërsa kërkoi urgjentisht vënien para drejtësisë  të autorit. Ai tha se ai që ka kërcënuar sot Klement Zgurin është i njëjti person që ka kërcënuar edhe profesorin e njohur, Aurel Plasarin.

“Sot kanë kërcënuar me jetë kreun e KQZ  dhe familjen e tij,  PD kërkon menjëherë arrestimin dhe vënien para drejtësisë të banditit që ka kërcënuar kreun e KQZ.  Ky është i njëjti bandit që ka kërcënuar  edhe profesor Aurel Plasarin. Kjo është frymë me të cilën Rama ka organizuar 30 qershorin.Duke konsideruar Edi Ramën si përgjegjësinë e vet, PD paralajmëron kryeministrin të tërheqë  gangsterët që ka lëshuar rrugëve, ose në të kundërt do të mbajë përgjegjësi për gjithçka”-tha mes tjerash ai.

 

Zjarr Tv Ad