Paloka: Ti zonjë mund të takosh kë të duash, por nuk vendos dot mbi vullnetin e demokratëve

0
1277
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar ashpër pas publikimit të mesazhit nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në lidhje me një takim me Enkelejd Alibeaj.

Në Twitter-in e saj, Kim shkruan se ka zhvilluar një takim me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD-së dhe drejtuesin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

Për Palokën, ambasadorja nuk njeh vendimet e gjykatave.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Ky është më tepër se turp, është shkelje e jo vetëm çdo etikë, por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë!

Kjo zonja që uroi Ramën për “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill; që ka dalë hapur në mbështetje të qeverisë më të korruptuar në rajon (siç e cilëson vetë Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe që prej kohësh është angazhuar në vetë të parë në përçarjen e opozitës shqiptare, sot ka ndërmarrë një akt të fundit, gjithnjë në shërbim të të njëjtit qellim.

Zonja ambasadore, me arrogancë, tregon se jo vetëm nuk respekton Konventën e Vjenës, po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare, megjithëse flet gjithë kohën për drejtesinë. Ti zonjë mund të takosh kë të duash dhe si të duash, po nuk mund të vendosësh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lirë të demokratëve shqiptarë!

Zjarr Tv Ad