Paloka ‘tregon’ pse e thirrën në SPAK: Mendova se do ishte për zgjedhjet por, ishte një çështje e vjetër

0
232
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është thirrur për të dëshmuar ditën e sotme në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Rreth orës 10:00 të ditës së sotme Paloka ka hyrë në ambientet e SPAK dhe për rreth 35 minuta është marrë në pyetje nga prokurorët, por nuk dihet se për cilën çështje.

Vetë Paloka, pasi ka dalë nga SPAK është shprehur për mediat se priste mos thirrja e tij kishte lidhje me hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, por s’kishte lidhje me këtë. Sipas tij, u thirr për një çështje të vjetër.

Thirrja e Palokës mendohet të ketë lidhje me protestat e banorëve të “Astirit” kur mbështeteshin nga Partia Demokratike, ku pretendohet për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë SPAK thirri edhe deputetin tjetër të PD-së Ervin Salianji. Pas rreth 45 minutash përballë prokurorit, Salianji tha se nuk mund ta ndante me mediat atë çfarë kishte dëshmuar.

Zjarr Tv Ad