Deputeti demokrat, Edi Paloka i është përgjigjur deklaratës së ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Paloka ka publikuar foto të takimeve të Yuri Kim me drejtues të PS-së dhe qeverisë së saj, të cilët janë akuzuar si të përfshirë zyrtarë në skandalin e inceneratorëvë.
Reagimi i Edi Palokës:
Pra sipas jush zonja ambasadore, shqiptaret duhet te votojnë kandidatët e këtyre…?!!
Këta shqiptarët i njohin mirë po dhe ju zonjë, sikur vetëm skandalin e fundit të inceneratorëve të kishit ndjekur, do e dinit po aq mirë se kush janë të korruptuarit e kryekorruptuarit në këtë vend.
Vërtetë nuk e kuptoni se kështu nuk po bëni gjë tjetër, veçse po dëmtoni imazhin e vendit që përfaqësoni përpara një populli që atë vend e adhuron pikërisht për vlerat dhe parimet që përfaqëson e jo vetëm për historinë që na lidh?!
Keni thënë dikur se ka nga ata që përpiqen të prishin marrëdhëniet midis SHBA dhe shqiptarëve!
Po ju them sot, se askush më shumë se ju nuk po përpiqet ta bëjë një gjë të tillë duke u vënë në krah të një qeverie që vetë Departamenti juaj i Shtetit e ka cilësuar si më të korruptuarën në rajon!