Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Procesi i vaksinimit masiv në Tiranë ka hasur në një “ngërç”! Prej disa ditësh, vihet re mungesa e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku edhe po injektohen dozat e vaksianve.
Edhe sot, siç duket nga pamjet e siguruara në shesh, vihet re një numër i vogël qytetarësh që kanë shkuar për të marrë dozën e tyre. Burime zyrtare kanë bërë me dije se procesi i vaksinimit vijon dhe nuk ka asnjë pezullim.
Mesa duket qytetarët kanë humbur interesin për t’u injektuar, ose nuk kanë besim tek vaksinat e sjella nga qeveria. Nuk dihet nëse ka probleme me vaksinat kineze, ruse apo me atë të Astrazenecas. Megjithatë fakti është që qytetarët nuk shkojnë më për t’u vaksinuar.