Një ish-modele ruse është arrestuar nga policia nën dyshimin për tentim vrasje, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një marketi “duke sulmuar me thikë” një punonjëse.
Natalya Dolganovskaya, 32-vjeçe, është dëgjuar duke bërtitur “urrej femrat”, derisa vazhdimisht ia ngulte thikën viktimës, kanë bërë të ditur forcat e rendit.
E arrestuara gjatë vitit 2005 kishte fituar kurorën e Miss Ulyanovsk dhe është e njohur për opinionin në Rusi.
Megjithatë kamerat e sigurisë brenda marketit, shfaqin momentin kur punonjësja 36-vjeçe sulmohet në sektorin e frutave.
Për fat të mirë viktimës i dolën në ndihmë punonjësit e tjerë të marketit si dhe konsumatorët, që vrapuan për t’ia rrëmbyer thikën nga dora ruses.
Viktima është shtrirë në qendrën e kujdesit intensiv pasi ka pësuar shtatë plagë të rënda në kokë, fytyrë, qafë, duar dhe shpinë.
Raportohet se jeta e saj nuk është në rrezik, por ish-Missi që u arrestua nga policia po hetohet.