Pamje SKANDALOZE në Tiranë/ Shoferi dhe faturino i “Unazës” rrahin në sy të babait qytetarin

0
1517
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, Tiranë, pasditen e djeshme ku një pasagjer i linjës së urbanit të “Unazës” është dhunuar në mënyrë makabre nga shoferi dhe faturino.

Sipas një video të publikuar nga “JOQ” mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela” pranë “Stacionit të Trenit”, ku pasagjeri i cili po udhëtonte me linjën e “Unazës” është dhunuar me grushta dhe shkelma nga punonjësit e kësaj linje.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të babait të qytetarit, i cili së bashku me të birin udhëtonin me këtë linjë. Ndërkohë, sipas dëshmive të pasagjerëve të tjerë i gjithë konflikti filloi pasi babë e bir i kërkuan llogari punonjësve së urbanit se pse nuk i njoftuan për stacionet ku ndalon autobuzi, pasi kishin shkuar shumë larg destinacionit.

Fillimisht mes tyre pati konflikt verbal, i cili më pas u përshkallëzua deri në përdorimin e dhunës. Faturino dhe shoferi zbritën nga urbani, të cilin e ndaluan në mes të rrugës, disa metra larg stacionit ku dhe duhet të ndalonte, dhe në trotuar shihen teksa godasin me shkelma qytetarin. Ndërkohë, babai i tij i tmerruar përpiqet që t’i ndalojë, mirëpo si faturino njëjtë dhe shoferi nuk ndalin shkelmat ndaj qytetarit.

Zjarr Tv Ad