Pamjet e aksidentit të tmerrshëm në Lushnje, Benzi përplaset me furi pas kamionit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në mesnatë në autostradë pranë Lushnjes.

Një Benz u përplas me një kamion që transporte bimë mjekësore. Për pasojë të dy automjetet u përplasën me barrierat dhe përfunduan anës rrugës.

Të dy shoferët e mjeteve u plagosën rëndë; shoferi i Benzit, Dorian L, u lëndua më rëndë; kanë ndërhyrë zjarrfikësit për ta nxjerrë atë nga makina, pasi kishte mbetur brenda saj i bllokuar dhe me asnjë mundësi për të lëvizur. I plagosur ka mbetur po ashtu edhe shoferi i kamionit.

Dyshohet se ka qënë Benzi me shpejtësi të madhe, i cili është përplasur me kamionin, të cilin e nuk e ka parë në errësirë. Megjithatë, pritet versioni i hetimeve të Policisë për shkakun e aksidentit.

Zjarr Tv Ad