Pamjet e rënda/ Sherri për guroren në Krujë, fisi Raja dhunon brutalisht dy personat në lokal! I filmojnë teksa i godasin me shkopinj bejsbolli e shkelma

0
618
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ditën e djeshme ku pjesëtarë të fisit Rraja kanë dhunuar brutalisht dy persona në Boriznë të Krujës.

Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe goditur pa pushim me shkopinj në trup e kokë. Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet.

Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë. Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma. Njëri prej tyre shihet dhe me armë në dorë.

Sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave. Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa. Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave. Për ngjarjen policia ka shoqëruar dy persona.

Bëhet me dije se Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja i cili është një nga personat e përfshirë në konflikt është edhe administratori i një guroreje.

Jashar Maja dhe Bilbil Maja janë dërguar në spital për shkak të dhunës, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma.

Zjarr Tv Ad