Pampuri: Shëndetësia në krizë, mjekët e infiemierët nuk përfillen nga Rama

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka akuzuar Kryeministrin Rama se ka braktisur stafet e spitaleve që nga QSUT dhe deri te spitalet rajonale.

Ajo shkruan se për të 5-tin vit me rradhë ata nuk marrin asnjë shpëeblim për punën e tyre, dhe kanë përfituar vetëm një rritje qesharake rrogash para dy vjetësh e cila nuk është asgjë krahasuar me rritjen e inflacionit.

Pampuri thekson se sistemi shëndetësor po përballet me krizën më të madhe duke filluar nga mungesa e medikamenteve, e logjistikës, infrastrkturës etj.

Një situatë e tillë, ka nxitur që 79 % e tyre të kërkojnë largimin nga Shqipëria.

Ja postimi i plotë i Orjola Pampurit

Edi Rama prej 5 vitesh nuk jep asnje shperblim per festat e fundvitit per mjeket dhe infermieret e QSUT dhe spitaleve rajonale.
Prej 5 vitesh Edi Rama privon administraten nga shperblimi i fundvitit.
Prej 5 vitesh asnje incentive per te motivuar mjeket e infermieret qe ne kushte mizerabel, u sherbejne mijera pacienteve me perkushtim e profesionalizem.
Nga ana tjeter ne shoë-n mediatik e te genjeshtert premton incentiva, shtim te stafit, e permiresim te kushteve, nga QSUT e deri ne spitalet rajonale.
Ne keto 5 vite, nuk ka patur asnje rritje page, me perjashtim te nje rritje qesharake 10%, 2 vite me pare, e cila eshte fare e paperfillshme nese krahasohet me rritjen e inflacionit.
Kjo eshte braktisja qe i ka bere ky kryeminister dhe kjo qeveri bluzave te bardha, profesionisteve qe rikthejne shpresen per te jetuar. E turpshme.
Sistemi shendetor sot po perballet me krizen me te madhe, duke filluar qe nga cilesia e mungesa e medikamenteve, mungesa e logjistikes, infrastruktures dhe e gjitha kjo krijon nje terren fare te papershtatshem per nje mjek apo infermier te punoje me profesionalizem ne te tilla kushte. C’ka ka nxitur qe 79% e tyre te shfaqin hapur deshiren per tu larguar nga Shqiperia.
Koncensionet dhe PPP-te korruptive ne shendetesi vulosen perfundimisht rrenimin e ketij sistemi.
Edi Rama njeriu qe mori drejtimin e ketij vendi me kliente, bandite e oligarke, dhe e coi si kurre ndonjehere, me shpejtesi drejt humneres.

Zjarr Tv Ad