Panariti: Bujqësia në gjendje të rëndë, blegtoria ka rënë në nivele historike!

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për gjendjen e bujqësisë dhe blegtorisë në vend.

Panariti thekson se bujqësia është në gjendje të rëndë, duke shtuar se blegtoria ka rënë në nivele historike.

“Paketa e re fiskale ka dëmtuar fermerët. Nuk janë marrë masa për farërat e domateve. Bujqësisë duhet që t’i jepen shumë më shumë fonde sesa i jepet për momentin. Tashmë eksportet kanë rënë në mënyrë drastike, e bujqësia është në gjendje të rëndë. Ka pamundësi për të blerë impute bujqësore.

Krifca duhet që të konsultohej me blegtorët. Duhet të hapen baxhat në kodra e male, biznesi i vogël është ai që mban Shqipërinë. Kemi përgjysmim të tufave në blegtori.

Për rrjedhojë nuk ka tufa e nuk ka bari, e nuk ke nevojë të bësh as akademi. Duhen para në dorë për çdo kokë bagëti të mbarështuar. Duhet që të bëhet më shumë për ndërtimin e staneve, atje ku janë blegtorët, sepse janë baza e ekonomisë së vendit. Pikat e vogla, thertoret, ata janë vendet që prodhojnë paratë, duhet të lidhen me bizneset e kështu zhvillohet bujqësia e blegtoria, duhet dhënë para, sepse nëse ndërpritet ky zinxhir, bujqësia bie në gjendje të rëndë.

Ka bari që nuk kanë as konto bankare. Qumështi që prodhojmë ne bën 40 përqind më shumë se qumëshit që vjen nga Serbia. Bujqësisë duhet që të furnizohet me para”, u shpreh Panariti.

Zjarr Tv Ad