Panariti: Foshnjat mund të jenë në rrezik nga qumështi pluhur

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edmond Panariti.

AKU duhet të bllokojë urgjentisht të gjithë sasinë e qumështit pluhur, formula për bebe, i cili me shumë mundësi u mori jetën dy foshnjave në Berat. Menjëherë dhe tani! Drejtori i AKU-së të dalë në konferencë për shtyp për të bërë publike masat e bllokimit të produktit dhe të urdhërojë tërheqjen nga tregu të gjithë sasisë së qumështit për bebe nga firma, që e ka prodhuar. T’u bëhet thirrje të gjitha familjeve që mund të kenë përfituar nga shpërndarja e këtij qumështi, që ta dorëzojnë atë te autoritetet. Të pritet përfundimi i analizave komplekse kimike dhe bakteriologjike për këtë ngarkesë! Qindra foshnje mund të jenë në rrezik! Të fillojë një kontroll masiv analitik i qumështit formulë për fëmijë në tregjet tona. Nuk është shaka! Shikoni studimin e një viti më parë të kryer në Amerikë për ushqimet e fëmijëve. Rreziku është real.

ARTIKULLI: 95 percent of baby foods tested contain toxic metals, new report says

Zjarr Tv Ad