Panariti: ‘Presidenti i dha frymëmarrje vendit me vendimet e tij’

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në FaxNews, ish-Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, ka komentuar vendimin e sotëm të Këshillit Europian për të refuzuar kërkesën e Hollandës për kthimin e vizave për Shqipërinë.

Deklaratat e ndërkombëtarëve nuk kanë qenë shumë dashamirëse para 30 qerhorit për opozitën, si mendoni se do të jenë në vijim?

Panariti: Shqetësimi im nuk janë deklaratat e tyre sepse ky nuk është shteti i ndërkombëtarëve por është shteti i shqiptarëve. Ne kemi thyerje të Kushtetutës së vendit dhe kjo është parë në mënyrë flagrante kur dekreti i Presidentit nuk është zbatuar nga maxhoranca. Ka qenë një gabim jashtëzakonisht i rëndë që mungesa e gjykatave është prej reformës në drejtësi, gjë që e duam të gjithë.

Problemi është shumë i madh dhe më shqetësues është fakti a do e lejojmë ne krijimin e një shteti diktatorial.

Edhe pse pati protesta zgjedhjet nuk u ndaluan, si mund ta komentoni këtë?

Panariti: Arritja më e madhe e jona ishte fakti që nuk arritëm në përplasje civile. Këto zgjedhje nuk mund të jenë legjitime sepse kjo parti nuk ka pasur kundërshtarë, dhe aty ku kishte, kandidatët e BD, nuk u morën parasysh.

Në rast se ne duam të ruajmë statusquon të jemi të sigurtë që kemi arritur në një shet diktatorial. Ne duhet të pengojmë në çdo mënyrë instalimin e një regjimi monopartiak.

Presidenti ka dekretuar një datë të re zgjedhjesh por PS nuk po merr asnjë hap dhe nuk po bënë përgatitje, si do veproj opozita në këtë rast. A do shkoj në zgjedhjet e 13 tetorit?

Panariti: Unë mendoj që opozita duhet të përqafoj këtë vendim. Presidenti i Republikës është shembull i stabilitetit në vend dhe ai duhet marrë parasysh. Ne jemi në një situatë shumë qesharake dhe është një dramë e vërtetë që jemi deri këtu. Unë habitem si kemi arritur në këtë pikë, është në turp i madh që jemi këtu në këtë gjendje dhe që u zhvilluan zgjedhjet e 1 parti.

Edhe pse dosjet u bën publike ato po tentohen të sfumohen. Kjo ska kuptim sepse ju e dini se çfarë  ka ndodhur në Austri, duke rënë menjëherë qeveria. Ndërkohë që në një shtet banal kjo gjë nuk ndodh.

Mazhoranca po përpiqet të shkarkoj Presidentin, si e komentoni këtë gjë?

Panariti: Kjo është e gjitha një turp. Presidenti i dha frymëmarrje vendit duke i siguruar një demokraci funksionale ashtu siç e kërkon Kushtetuta e vendit. Dhe për këtë në mënyrë të paturp mazhoranca po kërkon ta shkarkojë.

Koha do e tregojë por unë mendoj se do të mbahet mend gjatë si një njollë e zezë në historinë e Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad