Panariti: Të rimbjellim vendin për t’i mbajtur njerëzit në vendlindje

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti  ka thënë se pas lehtësimeve në legjislacionin gjerman për emigracionin, tashmë edhe bujqit me fermerët po braktisin vendin.Panariti thotë se opozita duhet të ketë si ofertë, rimëkëmbjen, rimbjelljen e Shqipërisë, një projekt ekonomik për fshatin në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë në vendlindje.

STATUSI I EDMOND PANARITIT

Koha për një projekt politik dhe ekonomik per te ndalur zbrazjen asgjësuese te vendit…! Nuk janë vetëm infermieret, por tashmë edhe bujqit dhe fermeret te cilet po e braktisin vendin! Gjermania ka nisur negociatat që sot me vendet e Ballkanit, per te punesuar jo vetëm ne menyre sezonale, por te perhereshme bujqit dhe fermeret tane ne fermat e saj. Sepse ka nje mungesë të madhe te fuqise punetore ne fermat e tyre , prandaj edhe i hoqen kufizimet per punetore te kualifikuar per punesim ne fermë.

Tani e tutje kualifikimi i tyre do te behet ne pune e sipër nga vete pritesit gjermane. Synimi eshte që fermere nga mosha 20 deri ne 60 vjec , te rinj, gra, burra te pajisen me leje dhe vize pune, te lene vendin e tyre dhe te punesohen ne bujqesi dhe ne krye te pese viteve marrin leje të perhershme qendrimi. Kjo e zbraz vendin! Kjo masë lehtesuese emigrimi, zbatohet per here te pare dhe pritet të thithe të gjithë ate mase fermeresh pa kualifikim dhe të pa shpresë , e cila u hodh pa meshire ne rruge nga mbyllja e staneve, punishteve, pikave te perpunimit te tradites shumë vjecare, kinse per ti hapur rruge bujqesise se “shkallës” e cila po sundohet vetëm nga nje grusht biznesesh ….

Kjo eshte nje hemorragji dhe drame e cila do ta “thaje” perfundimisht Shqipërine, me gjithe bujqesine dhe fshatin e saj , nese rrijme dhe veshtrojme eksodin … Ka vetëm nje rruge! Te rimbjellim Shqipërine, bujqesine dhe fshatin me biznese te vegjel dhe te mesem agro bujqesore ..Ky duhet te jete “leitmotivi” i projektit te ri ekonomik per fshatin..I cili duhet te filloje qe tani, qe sot.. Te nise kudo në fushë dhe malesi per ti mbajtur njerezit ne vendlindje ! Duke inkurajuar fillimin e bizneseve te rinj agroperpunues me “start up” – e, me grante e subvencione dhe duke i liruar nga taksat dhe tatimet per te pakten pese vite sa te ngrihen ne kembe dhe te ecin vete . Kjo duhet te jete oferta e opozites per rimekembje, kjo ndal hemorragjine.

Zjarr Tv Ad