Pandeli Majko flet për deklaratën e Luljeta Bozos për komunizmin/ Ja komenti i papritur…

0
2751
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka komentuar deklaratën e kandidates për deputete të PS-së në Tiranë, Luljeta Bozo, e cila gjatë një interviste në televizion tha se komunizmi kishte më shumë të mira sesa të këqija.

Sipas Pandeli Majkos, është e vërtetë që brenda së majtës ka njerëz që ruajnë një lloj nostalgjie për kohën e komunizmit, por sipas tij ky nuk është rasti i Luljeta Bozos.

“Ju prisni që unë të mbaj një distancë nga kjo deklaratë dhe të them që nuk është e duhura, nuk është e vërteta dhe nuk kishte pse thuhej në këtë kohë. A ka brenda së majtës njerëz që ruajnë një lloj nostalgjie për kohën? Përgjigja është po. A përfaqëson zonja Bozos këtë lloj afeksioni? Përgjigja është JO. Por mbase foli më hapur se ndonjë tjetër nga këndvështrimi i saj.

Qëndrimet e mija për këtë çështje janë të qarta. Sistemi komunist ka aplikuar inkuizicionin për ata që i kishte kundërshtarë dhe segregacionin për ata që i konsideronte si pasardhës të tyre. Ne mund të kemi reflektime të ndryshme që kanë të bëjnë me punën e një komuniteti, të cilët sipas mendimit tim për ruajtjen e sovranitetit të vendit apo disa momente të rëndësishme që kanë të bëjnë me krijimin e universitetit. Këto më tepër sesa fitore të komunizmit duhen parë si fitore të një komuniteti njerëzish të cilët ishin shkolluar në perëndim”, – është shprehur Majko gjatë një interviste.

 

Zjarr Tv Ad