Së fundi, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, në një intervistë për Report tv tha se në muajin maj do ketë liberalizim të lëvizjes me shtetet e huaja. Majko zbulon detaje dhe nga komunikimi që kryeministri Rama pati me homologun grek Mitsotakis për të gjithë shqiptarët që duan të kthehen nga shteti fqinj, ose ata që duan të shkojnë për punë sezonale.
Sipas tij thuhet se muaji maj do ta gjej Shqipërinë me kufij të hapur. Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në një intervistë për Report tv. Majko sqaron se kjo nuk nënkupton një rikthim të gjendjes normale, pasi ky liberalizim i lëvizjes do të jetë me rregulla të përcaktuara.
“Puna e strukturave administrative po përpiqet brenda mundësive që maji të na gjejë me një situatë sa më të liberalizuar për të gjithë shtetasit që duan të rikthehen ose ata që duan të largohen nga vendi për tu krijuar atyre mundësi.
Por dua të nënvizoj faktin se nuk do të thotë se do rikthehemi në gjendje normale. Do ketë një lëvizje me rregulla të përcaktuara të cilat hap pas hapi do të tejkalohen. Regulla të cilat ne i kemi shumë të rëndësishme se kanë të bëjnë me jetën e njeriut”, shprehet Majko