Pandemia/ Edi Rama: Duhet të jemi të bashkuar, jemi njerëz pastaj politikanë…

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur sot nga bilishti, ku është shprehur i bindur se Shqipëria, do të mposhtë pandeminë.

Sipas tij, Shqipëria është njëra nga dy vendet e Ballkanit Perëndimor, që po avancon me ritme të shpejtë në procesin e vaksinimit.

“Jemi duke garantuar procesin e vaksinimit maisv, që në këtë rajonin tonë të lënë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave nga BE nuk ishte diçka e lehtë. Jemi njëri nga dy vendet në këtë komunitet prej 6 shtetesh që bëjmë vaksinim masiv. Po garantojmë mbrojtjen e jetës së gjysheve dhe gjyshërve të të gjithëve pa dallim dhe pa dashur t’ja dimë se me kë janë e për kë votojnë. Por vaksinimi masiv duhet garantuar nga distancimi i përgjegjshëm. Nuk mundet të krijojmë vatra infektimi për vota, për shfaqje elektorale që siç ka treguar eksperienca e hidhur e Kosovës, e Malit të Zi etj. Shikojini numrat e infektimeve në Kosovë”.

Kryeministri Rama ka folur edhe për takimet elektorale të opozitës, duke bërë thirrje që të shmangen grumbullimet e qytetarëve. Rama është shprehur se përpara se të jenë politikanë, duhet të jenë njerëz të përgjegjshëm.

 

Zjarr Tv Ad