“Pandora Papers” ka tronditur liderët botërorë, pasi u ka zbuluar pasuritë e fshehura në parajsat fiskale në të gjithë botën.
Mes emrave të përfshirë është edhe ai i Presidentit rus Vladimir Putin, edhe pse ai nuk përmendet drejtpërdrejt. Putin lidhet me këto dokumente nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kanë pasuri sekrete në Monako.
Një prej tyre është një grua me të cilën dyshohet se Putin ka një fëmijë, e cila ka blerë një shtëpi në bregdetin e Monakos.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, është shprehur se nuk ka patur asgjë për pasuri të fshehur të Putinit.
“Ne nuk pamë asgjë për pasurinë e fshehur brenda rrethit të brendshëm të Putinit. Nëse ka botime serioze, të bazuara në diçka konkrete dhe i referohen diçkaje specifike, atëherë ne do t’i lexojmë me interes,” tha Peskov.
Sipas dokumenteve të zbuluara nga Pandora Papers, gruaja që dyshohet se ka qenë në një lidhje me Putinin, ka blerë vilën 4 milionë euro përmes një kompanie tjetër.