Panelet diellore lundruese mbi Banjë, Statkraft nënshkruan kontratën për teknologjinë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Statkraft Albania ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë norvegjeze të zhvillimit të teknologjisë së paneleve diellore lundruese Ocean Sun AS, për lëvrimin e paneleve me një kapacitet maksimal prej 2 MË në rezervuarin e hidrocentralit të Banjës në Shqipëri. Kompania bëri me dije se projekti konsiston në 4 njësi lundruese prej 0.5 MË secila, me një kosto totale investimi prej 2.3 milion eurosh. Kjo është kontrata e parë e madhe tregtare për teknologjinë diellore lundruese nga Ocean Sun. Projekti do të demonstrojë zbatimin e një teknologjie që është zhvilluar mbi bazën e kompetencave norvegjeze të FV diellore dhe industrisë detare.

“Testimi i teknologjive të reja për panele diellore lundruese përputhet mirë me Strategjinë e Statkraft-it në rritjen e portofolit të gjenerimit të energjisë nga uji, era dhe dielli. Nëse kjo teknologji do të rezultojë e suksesshme, si dhe me potencial për të qenë konkurruese nga perspektiva e kostove të projektit, atëherë do të vlerësohet një shtrirje më e gjerë e kësaj teknologjie të re, në vendndodhje të tjera të Statkraft-it”, thotë Christian Rynning-Tønnesen, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Statkraft A.S.

Në Dhjetor 2018, Statkraft Albania përftoi autorizimin paraprak nga Qeveria e Shqipërisë për zbatimin e projektit me panele diellore lundruese në rezervuarin e Banjës, me tarifa fikse (feed-in-tariff). Pas marrjes së miratimeve rregullatore përfundimtare, parashikohet që projekti të ndërtohet gjatë periudhës 2019/2020.

 

Zjarr Tv Ad