Panik edhe tek stafi i BE/ Soreca tregon sesi e përjetuan tërmetin

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në konferencën për media dha garancinë  e BE-së për të ndihmuar rindërtimin e Shqipërisë pas goditjeve shkatërruese të tërmetit të 26 nëntorit.

I pyetur nëse ky tërmet ka shkaktuar pasoja në  stafin e ambasadës së BE në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca dha këtë përgjigje:

“Për zyrën time ne kuptuam që të gjithë janë të sigurt. Pra brenda pak orësh se i gjithë stafi është në gjendje të mirë, të tronditur padyshim dhe menjëherë kaluam tek çështja më e rëndësishme, tek ajo e popullit shqiptar dhe tek nevojat e tyre. Kemi parë dhe dëshmuar 51 histori të tmerrshme. Kemi parë  pastaj infrastrukturën e vendit.

BE dhe vende anëtare kanë ofruar asistencë. Shqipëria nuk është afër vetëm gjeografikisht, por është edhe në zemrat tona. Kanë ardhur ekspertë nga shumë vende. Admirimi ynë shkon tek mijëra njerëz që mbeten unanim që përpiqen të shpëtojnë njerëz të pafajshëm. Dje kam vizituar vetë Durrësin, me prioritet shkollat dhe infrastrukturën e përgjithshme. Të gjitha shqetësimet do të adresohen me ekspertizë ndërkombëtare. Po punojmë me autoritetet lokale.  Do të rishikojmë se si BE do të ndihmojë Shqipërinë me proces afatgjatë. Nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve me shumë koordinim. Solidariteti është në zemër të BE. Ne do qëndrojmë në krahë të njëri-tjetrit. Ne e dimë se shqiptarët janë popull i fortë dhe rezistues. BE është me ju dhe do qëndrojmë me ju për të ndihmuar që Shqipëria të rikuperohet nga kjo situatë”-tha ai.”-tha ai.

Zjarr Tv Ad