Panik në Vlorë/ Zjarri djeg qindra rrënjë ullinj dhe arrin në banesa

0
7

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Mavrovë në Vlorë, ku banorët janë tepër të shqetësuar pasi i janë djegur rrënjët me ullinj dhe i rrezikohen banesat. Flakët kanë mbërritur deri tek tokat me pemë e shkurre shumë pranë fshatit, ndërkohë që shtëpitë e banorëve janë fare pranë.

“Një orë po bën që ka rënë. Thamë hë se nuk vjen këtu, por era e solli shpejt e shpejt. Na janë djegur të gjitha bacet me ullinj, por të paktën të na shpëtojnë shtëpitë dhe vetë njerëzit. Po punojnë burri, djali. Një zjarrfikëseje i mbaroi uji”, tha një banore.

Ndërsa një tjetër u shpreh se janë djegur mbi 500-600 rrënjë ullinj dhe nuk e kuptojnë se nga krijohen këto zjarre të mëdha. Banorë nga Vlora kanë mbërritur me urgjencë për të ndihmuar familjarët e tyre në shuarjen e flakëve.