“Panjohuri apo për përfitime monetare”, mjeku Kalo: Këto ilaçe mos përdoren kur jeni me Covid, të ndaluar edhe nga OBSH

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku i njohur Tritan Kalo në një postim edhe një herë ka përmendur ilaçet që nuk duhet të përdoren kur je i infektuar, se jo vetëm që nuk ndihmojnë por dëmtojnë.

Kalo shkruan se ilaçe si Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin kanë rezultuar të padobishëm dhe se OBSH, FDA dhe EMA kanë deklaruar mosbërdorimin e tyre.

Për dhënien e recetës së këtyre medikamenteve Kalo hedh dyshime duke shkruar “bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane”.

“Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jipen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, ËHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever!!” shkruan Kalo ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad