Panucci shpresë për fitore: Duam të prekim sërish Evropianin

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i Kombëtares shqiptare Christian Panucci ka dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Turqinë, në kuadër të eleminatoreve  Euro 2020. Ai ka thënë se do të bëjnë gjithçka për të fituar ndeshjen me Turqinë.

” Jam i bindur se në eliminatore do të bëjmë diçka, jam i kënaqur me grupin e lojtarëve. Do ia dalim shumë mirë me Turqinë. Kam besim tek ekipi im, nëse qëndrojmë pozitivë mund t`ia dalim”, është shprehur Panucci.

Tekniku italian kërkon që sërish të preket Evropiani.

“Kemi presion sepse duam që të prekim sërish Evropianin. Në dy ndeshjet e radhës do të bëjmë ndryshime në mënyrën sesi do të lujamë”, u shpreh trajneri.

Ai ironizoi edhe lojtarët që refuzuan ftesën e Shqipërisë.

“Këtas lojtarë nuk janë të qartë se çfarë duan“, tha Panucci.

I përfolur për drejtimin e klubit të Romës, tha:

“Klubi i Romës nuk më ka kontaktuar për të zënë kreun e stolit”

 

Zjarr Tv Ad