Panuçi dështon sërish, kombëtarja mundet 2-0 në Izrael!

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kombëtarja shqptare është mundur me rezultat 2 me 0 nga Izraeli. Ky eshte nje tjeter rezultat zhgenjyes edhe nga trajneri Panucci ne serine e disa ndeshjeve me rezultate megative.
Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë në 45 minutat e para, por ka mjaftuar vetëm një moment që izraelitët të kalojnë në avantazh.

Izraelitët kanë shfrytëzuar me dinakëri mos rreshtimin e duhur të mbrojtjes së kombëtares shqiptare në minutën e 8-të, ku Tomer Hemed, me shpejtësinë e tij dhe dukshëm më i avancuar se mbrojtësi ynë i fundit, ka dalë përballë Strakoshës, duke e kaluar topin pas shpinës së tij.
Përgjatë 45 minutave të para, kuqezinjtë nën drejtimin e Cristian Pannuci kanë dominuar lojën, teksa izraelitët janë rreshtuar në mbrojtje për të mos pësuar golin që do t’u hiqte 3 pikët që do i nxirrnin në krye të grupit.
Dia Saba ka shënuar golin e dytë për Izraelin në minutën e 83.

Zjarr Tv Ad