Panuçi prezanton lojtarin më të ri të kombëtares

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tomas Guidara do jetë futbollisti i ri i kombëtares shqiptare. Argjentinasi ka prejardhje arbëreshe dhe ka pranuar të veshë fanellën kuqezi. Ai luan si mbrojtës krahu dhe cilësohet si një futbollist me shumë vlera. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri, Kristian Panuçi.

Panuçi tregon:

“Kam folur me lojtarin, ka prejardhje arbëreshe dhe mund t’i bëhet pasaporta . Ai është i gatshëm të vijë, shumë i lumtur, ndaj në këtë moment ka shkëmbim dokumentesh mes lojtarit dhe FSHF. Urojmë që shpejt të mbarojnë dokumentet se është lojtar me cilësi, një lojtar krahu.
Ai është i lumtur që mund të zgjedhë Shqipërinë. Në dy vite kam thirrur edhe lojtarë që më kanë thënë po, por pastaj kanë zgjedhur të përfaqësojnë vende të tjera. Prandaj para se të them se është shqiptar, dua të shoh pasaportën. Ka edhe lojtarë të tjerë, por nuk dua të them emrat”.

 

Zjarr Tv Ad