Papa anti-bërthamor do të vizitojë Hiroshimën dhe Nagasakin

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Papa Françesku do të vizitojë Japoninë, vendin ku ai donte të bëhet misionar, nga fundjava, në të dytin udhëtim papal në histori, që pason atë të Papës Gjon Pali II në 1981, njoftoi Reuters.

Një aktivist i vendosur kundër armëve bërthamore,  Papa Françesku do të vizitojë Hiroshimën dhe Nagasakin, qytetet e vetme në botë që vuajtën bombardimin atomakik gjatë luftës së, po aq sa edhe Tokio.

Në kryeqytetin e Japonisë ai do të takohet me të mbijetuarit e katastrofës nukleare të Fukushimës në 2011.

Në Nagasaki, Françesku do të takohet me të mbijetuarit e bombardimit bërthamor të 9 gushtit 1945, i dyti pas Hiroshimës në 6 gusht dhe do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për armët bërthamore.

Françesku, që dëshiron ndalimin e plotë të armëve bërthamore, do të vizitojë edhe Hiroshimën.

Papa, që ka qënë zë i fortë në kundërshtimin e dënimit me vdekje, mund të takojë edhe 83-vjeçarin Iwao Hajhamada, qëshpëtoi nga dënimi me vdekje pas 48 vjetësh, kur të dhënat e reja të ADN çuan në pezullimin e dënimit të tij, por që aktualisht është në pritje të rigjykimit. Ai u pagëzua në burg në 1984.

Zjarr Tv Ad