Papa Françesku: Bashkëjetesa në Maqedoninë e Veriut, shembull në Evropë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Papa Françesku nxiti të hënën shtetet e Ballkanit që të vijojnë të respektojnë larminë e feve dhe etnive në rajon, duke e konsideruar bashkëjetesën të domosdoshme për anëtarësimin europian. Në përmbyllje të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, kreu i Vatikanit apeloi kundër diskriminimit dhe përkrahjes së më të dobëtve.

Turi ballkanik treditor i Papa Françeskut u përmbyll të martën në vendlindjen e shenjtores Nënë Tereza në Maqedoninë e Veriut.

Në ceremoninë e mirëseardhjes në pallatin presidencial, kreu i Vatikanit u prit me nderime nga kryeministri presidenti në largim, Gjorge Ivanov.

I pari i Kishës Katolike vlerësoi bashkëjetesën dhe larminë fetare e kulturore në vend dhe në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se rajoni mbetet një shembull për t’u marrë edhe nga kombet e tjera.

Ai uroi përpjekjet maqedonase dhe të shteteve të tjera të Ballkanit për t’iu afruar Bashkimit Europian.

Papa: “Identitetet e ndryshme fetare të ortodoksëve, katolikëve, myslimanëve dhe hebraikëve, sikurse diferencat mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe klasave të tjera kanë krijuar një mozaik unik dhe të bukur. Respektimi i tyre është i domosdoshëm që rajoni të integrohet sa më mirë me Europën.”

Takimet me shoqërinë civile dhe komunitetet e ndryshme i pasoi vizita e kryetitullarit katolik në monumentin dhe shtëpinë përkujtimore të Shën Terezës, shenjtëreshës shqiptare e cila u shërbeu me përkushtim të varfërve deri në fund të jetës.

Ndërkaq në meshën e organizuar në sheshin kryesor të kryeqytetit, papa Françesku u mirëprit me duartrokitjet dhe brohoritjet e 15 mijë qytetarëve.

Mesazhet e tij përcollën paqe, harmoni dhe dashuri.

Papa:”Konformizmi na ka bërë indiferentë dhe të pandjeshëm. Duhet të heqim dorë nga stereotipat dhe të jemi më të dhembshur me ata që që të gjithë i përçmojnë, me të harruarit, me të uriturit. Sa mirë i dinte Nënë Tereza të gjitha këto!”

Përpara largimit për në Vatikan, Papa shfrytëzoi vizitën 10-orëshe në Maqedoninë e Veriut për të takuar familjet dhe klerikët katolikë vendës, të cilët përbëjnë më pak se 1 për qind të besimtarëve ku fetë dominante mbeten ajo ortodokse dhe myslimane.

 

Zjarr Tv Ad