Papa Françesku: Frika ndaj migrantëve mund të çmendë njerëzit

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Papa Françesku është shprehur se armiqësia ndaj migrantëve është duke u nxitur nga një frikë e paarsyeshme. Keto komente papa nga Amerika Qendrore, zonë nga e cila migrantët janë duke tentuar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Kongresit të SHBA-së, 5.7 miliardë dollarë për t’i ndihmuar në ndërtimin e murit me Meksikën, ashtu që të mbajë migrantët jashtë Shteteve të Bashkuara. Kjo kërkesë është refuzuar ashpër nga demokratët në SHBA, duke rezultuar me mbyllje të pjesshme të Qeverisë amerikane. Gjithashtu pritet që emigrimi të jetë një nga temat kyçe të diskutimit në vizitën gjashtëditore të Papës në Panama. Kryepeshkopi 82 vjeçar pritet të vizitojë këtë vit edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Rumaninë.

 

Zjarr Tv Ad