Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Papa Françesku ka bërë të ditur sot për mediat se ai dëshiron të vizitojë Ukrainën. Ai u pyet nga gazetarët mbi udhëtimin e tij të mundshëm drejt vendit që është në luftë me Rusinë, Papa Françesku tha se “Kam një dëshirë të madhe të shkoj në Kiev”.
Duke folur në avion me gazetarët, që udhëtonin me të nga Roma në Kanada nuk përcaktoi një datë se kur mund të vizitojë Ukrainën, por kjo është një dëshirë ai e ka shprehur edhe më parë. Ndërkaq, asnjë papë nuk e ka vizituar më parë Moskën dhe Papa Françesku ka qenë i hapur në kundërshtimin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë.
Muajin e kaluar ai akuzoi Moskën për një “luftë agresioni mizore dhe të pakuptimtë”.