Papa krahason abuzimin seksual të fëmijëve me sakrificën njerëzore

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Papa Françesku ka premtuar se do ndërmarrë veprime konkrete për të trajtuar rastet e abuzimeve seksuale të fëmijëve në kisha gjatë një samiti të Kishës Katolike Romake mbi pedofilinë.

Sipas Papës klerikët që abuzuan me fëmijët u përdorën nga Satani.

Ai shtoi se abuzimi seksual i fëmijëve i kujton praktikën e lashtë fetare të flijimit të fëmijëve në  ritet pagane.

“Më kujtohet praktika e egër fetare, dikur e përhapur në kultura të caktuara, ku sakrifkoheshin qeniet njerëzore, shpesh fëmijë, në ritet pagane,”-tha Papa. “Çrrënjosja e fenomenit mbarëbotëror bëhet edhe më serioz dhe më skandaloz në Kishë, sepse është në kundërshtim me autoritetin e saj moral dhe besueshmërinë etike.”

Ndërsa theksoi se peshkopët do marrin udhëzimet e duhura për të parandaluar abuzimet dhe ndëshkuar autorët.

Papa tha se viktimat e abuzimeve do jenë prioritet dhe premtoi ti japë fund mbulimit të rasteve nga klerikët, duke u shprehur se autorët do dalin para drejtësisë.

 

Zjarr Tv Ad