Paqe mes Italisë dhe Francës

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mes Italisë dhe Francës është rikthyer “paqja” pas akuzave të Macron për qëndrim jo korrekt të zëvendëskryeministrit italian LuIgi Di Maio, i cili doli hapur kundër tij e në krah të lëvizjes së ‘jelekëve të verdhë’. Plot një javë pasi Franca tërhoqi përfaqësuesin e saj më të lartë diplomatik në Itali, ambasadorin Christian Masset, sot ai pritet të rikthehet në Romë. Përcaktues në këtë vendim ka qenë biseda telefonike e zhvilluar pak orë më parë mes Presidentit italian Sergio Mattarella e Presidentit francez Emanuel Macron. Të dy Presidentët kanë një vizon të përbashkët mbi marrëdhëniet mes dy vendeve e impenjimin e ruajtjes së raportit të mirë mes tyre. Një ditë më parë në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, ministri i Jashtëm francez Jean Yves Le Drian u shpreh se “prej disa muajsh Franca është objekt i sulmeve të përsëritshme dhe i akuzave të ekzagjeruar nga qeveria italiane, e konsiderojmë se miqësia mes Italisë e Francës është një e mirë e përbashkët që është e rëndësishme të ruhet.”

“Kjo situatë shkaktonte dyshime të forta mbi qëllimet e vërteta të qeverisë italiane, prandaj e gjykuam të arsyeshme tërheqjen për konsultim të ambasadorit tonë nga Roma.”

Por kriza diplomatike mes Francës e Italisë u parapri nga një krizë politike e nisur pas akuzave të ministrit të Brendshëm Salvini, për kthimin në kufirin italo-francez të mjaft emigrantëve klandestinë të zbarkuar nga furgonat e xhandarmërisë franceze. Krizë që u pasua me kërkesën e  Ministrisë së Brendshme Italiane për riatdhesimin në Itali të terroristëve italianë të fshehur më tokën franceze qysh në të ashtuquajtura “vitet e plumbit”, si dhe me vendimin e qeverisë italiane për të bllokuar nisjen e punimeve për përfundimin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë që lidh Italinë me Francën. Lajmin për rikthimin e ambasadorit francez sot në Romë e ka bërë të ditur në një intervistë në radio RTL, ministrja franceze  për Europën Nathalie Loiseau.

Zjarr Tv Ad