Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e sotme se për të nuk përbën asnjë shqetësim, largimi deputetit të Shkodrës, Agron Çela tek Partia Socialiste.
Meta u shpreh në një intervistë në “Syri TV” se ikja e Çelës nuk lidhet me arsyet politike. Teksa gazetarët në studio i përmendën edhe videon e kërcimit të tij me ministren Elisa Spiropali, ish-presidenti Meta nuk i kurseu batutat, duke thënë:
“Para dy javësh kërcente me Monikën, tani me atë, të kërcejë më të gjithë, jam shumë i lumtur që ai është i lumtur”.
Meta: Unë nuk kam patur asnjë kontakt apo njoftim prej tij. Dy javë më parë kemi patur dhe një takim në Shkodër. Unë nuk shoh asgjë politike, në fund të fundit ka bërë një zgjedhje të tij. Nuk përbën asnjë shqetësim për mua. Ai nuk foli kurrë kundër qeverisë.
Dera e shtëpisë sime ka qenë e hapur për të edhe në cdo rë të natës, edhe 1 të natës, telefoni im ka qenë i hapur për të për çdo problem dhe njerëz të tjerë.
Ai tani ka ikur, unë e mësoj nga mediet. Ai është i lumtur, unë jam akoma i lumtur se ai. Kush ikën për arsye politike edhe e dëmton partinë, kush ikën për kauzën sepse nuk i pëlqen referendimi, është diçka për t’u shqetësuar, por kush ikën për të qenë i lumtur, pastaj ne duhet të jemi të lumtur që ai ka zgjedhur lumturinë e tij.
Peka: Kam gjetur lumturinë thoshte sot dhe këndonte “O Elisa e bukur”.
Çani: Po tallesh ti?!
Meta: Shkëlqyer, para dy javësh kërcente me Monikën, tani me atë, të kërcejë më të gjithë, jam shumë i lumtur që ai është i lumtur.