“Para ka, por shkojnë për patronazhistët e PPP e jo për pedagogët”, deputeti i PD: Qeveria arkëtoi mbi 400 mln euro më shumë se planifikimi. Sulltani po falimenton bizneset

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Dashnor Sula shkruan se para ka, por se ato shkojnë për patronazhistët e PPP dhe jo për pedagogët.

Sula deklaron se në 9-muajt e këtij viti qeveria arkëtoi mbi 400 milionë euro më shumë sesa ishte planifikimi bazë për shkak të rritjes së çmimeve.

Sipas tij, para ka, por ato nuk rishpërndahen tek pensionistët që po vuajnë apo nuk investohen te akademikët për t’i stimuluar duke rritur pagën të paktën sa kolegët e tyre në Kosovë, apo për të përmirësuar kushtet e kërkimit shkencor.

Ai thekson se paratë e taksapaguesve shqiptar shkojnë te miqtë e qeverisë.

Sula ndalet dhe te paketa Fiskale 2023, për të cilën thotë se rrit presionin fiskal mbi industritë e prodhimit, specifikisht në atë të birrës dhe fasonit, duke hequr stimujt e akcizës dhe TVSH-së.

“Për 2,3 milionë euro të ardhura më shumë, pritet që dëmi në industrinë e birrës të arrijë në 30 milionë euro nga heqja e fashës së prodhimit me taksim të ulët. Sektori fason kthehet pas në histori, me ngërçin e likuiditeteve për nënkontraktorët.

Kjo është vrastare për biznesin vendas. Në vend që të stimulojë biznesin në këtë kohë krize në mënyrë që të stimulohet punësimi SULLTANI i falimenton dhe nxit zbrazjen e vendit. Protestat janë pak për të ndalur këtë arrogancë!”, shkruan Dashnor Sula.

POSTIMI I PLOTË

Para ka por ato shkojnë për patronazhistët e PPP e jo për pedagogët.

Java që po mbyllet do duhet të kishte shënuar kulmin e entuziazmit për atë që konsiderohet elita e shoqërisë. Akademikët!

Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por mësimi në universitete nuk nisi sipas planit, pasi elita e shoqërisë së këtij vendi proteston për rritjen e rrogës e cila nuk është prekur nga viti 2004.

Kryeministri i cili jeton në një botë paralele, me nivel arrogance të paprecedent nuk shfaq as shqetësimin me të vogël edhe kur në protestë del ajka e shoqërisë. Ai i bën karshillëk atyre dhe thotë se pagat e tyre do të rriten kur të vijë radha sepse nuk ka para.

-Kjo është gënjeshtër, dhe një dëshmi e qartë e armiqësisë së kreut të qeverisë me njerëzit e dijes.

Të dashur qytetarë të vendit tim, të dashur pensionistë, të nderuar pedagogë. E vërteta është se para ka, por ato shkojnë për klientët e qeverisë me PPP dhe për patronazhistët.

Sipas INSTAT, në 9-muajt e këtij viti qeveria arkëtoi mbi 400 milionë euro më shumë sesa ishte planifikimi bazë për shkak të rritjes së çmimeve. Rritja e çmimeve dobëson xhepin e qytetarëve, forcon arkën e shtetit.

Pra para ka, por ato nuk rishpërndahen tek pensionistët që po vuajnë.

Nuk investohen te akademikët për t’i stimuluar duke rritur pagën të paktën sa kolegët e tyre në Kosovë, apo për të përmirësuar kushtet e kërkimit shkencor. Paratë e taksapaguesve shqiptar shkojnë te miqtë e qeverisë.

Sipas projektbuxhetit të vitit 2023 qeveria parashikon gati 14 miliardë lekë (120 milionë euro) pagesa për koncesionet/PPP aktive me mbështetje financiare nga buxheti i shtetit. Në krahasim me një vit më parë, kjo shumë është rritur me 4%. Ndërkohë në vitin 2024 kjo shumë pritet të rritet me 12%. (Paratë e qytetarëve i gllabërojnë oligarkët e koncesioneve)

Para ka qeveria, por ato nuk i përdor për të nxitur arsimimin, por ua shpërndan patronazhistëve. Ditën e djeshme Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë autorizoi Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) të nisë procedurat për shpërndarjen e subvencioneve ndaj shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Udhëzimi përcakton se likuidimi i pagesave emergjente përfshin pagesat e prapambetura të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të shoqërive ujësjellës-kanalizime të përthithura, të cilat janë transferuar te Shoqëria Rajonale; pagesat e detyrimeve ndaj degës së Tatim-Taksave; pagesat e prapambetura të pagave; Pagesat e prapambetura ndaj OSHEE-së, të shoqërive ujësjellës-kanalizime të përthithura, të cilat janë transferuar te Shoqëria Rajonale.

Pra të dashur qytetare, unë dhe ju paguajmë dy herë çmimin e ujit të pijshëm. Paratë që ne paguajmë për faturat shpërdorohen, vidhen i shpërndahen patronazhistëve që do manipulojnë zgjedhjet, pastaj del sërish Ministria e Energjetikës i jep edhe një dorë tjetër parash nga taksat e shqiptarëve për të ngopur patronazhistët. Ne e dinim se ujësjellësit kishin borxhe vetëm te OSHEE, por ata as nuk paguakan sigurimet, as nuk paguakan taksat. Pikërisht për këto arsye bizneset e ndershme i tmerron SULLTANI.

Nëse këto që ju kam numëruar ju duken shumë, do zhgënjeheni sepse kjo mazhorancë nuk ndalet. Në një ekonomi që bazohet te shërbimi siç është e jona, prodhuesit do duhet të shiheshin si sytë e ballit. Por jo. Kryeministri nuk ka përfitime personale aty, ndaj në 2023 përballë kësaj krize të rrallë do t’u varë edhe një gurë në qafë në lumin e rrëmbyer të krizës.

Paketa Fiskale 2023 rrit presionin fiskal mbi industritë e prodhimit, specifikisht në atë të birrës dhe fasonit, duke hequr stimujt e akcizës dhe TVSH-së. Për 2,3 milionë euro të ardhura më shumë, pritet që dëmi në industrinë e birrës të arrijë në 30 milionë euro nga heqja e fashës së prodhimit me taksim të ulët. Sektori fason kthehet pas në histori, me ngërçin e likuiditeteve për nënkontraktorët.

Kjo është vrastare për biznesin vendas. Në vend që të stimulojë biznesin në këtë kohë krize në mënyrë që të stimulohet punësimi SULLTANI i falimenton dhe nxit zbrazjen e vendit.

Protestat janë pak për të ndalur këtë arrogancë!

Zjarr Tv Ad