“Para se t’i kërkoni llogari Beqajt tonë, kërkojini tuajt”- Majko dhe Alibeaj përplasen në Kuvend për financimin rus! Demokrati: Më në fund Pandit i qenka shëruar goja, por…

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lajmi për financimin rus prej 500 mijë dollarësh për Partinë Demokratike ka shkaktuar debate në Parlament. Ka qenë deputeti i PS, Pandeli Majko i cili tha se para se të flitet për fundet evropiane duhet të flitet edhe për ato anti-evropiane.

Majko teksa iu drejtua deputetëve të PD tha se duhet të dalin dhe ta japin llogari për atë që Zëri i Amerikës publikoi një ditë më parë, se Rusia i ka dhënë PD në 2017 gjysmë milioni dollarë.

Si përgjigje, Enkelejd Alibeaj i kërkoi Majkos që të mos flasë para kohë, pasi do  detyrohet për përgënjeshtrojë ato që ka thënë.

Majko: Besoj që sot në kufijtë e 24 orëve të mëparshme drejtuesit e PD si ata që janë në zyra dhe ata pa zyra është emetuar lajmi se PD ka marrë 500 mijë dollarë nga fondet ruse.

Mirë do të ishte që kur të flasim për fondet evropiane të flasim edhe për fondet antievropiane. Kjo histori nuk ka për tu mbyllur thjesht. Para se ti kërkoni llogari Beqës tonë, kërkojnë llogari Beqajt tuaj. Dilni këtu dhe jepni llogari.

Alibeaj:  Më në fund Pandit i qenka shëruar goja, sepse për të tilla çështje delikate edhe për flokët e bardh edhe për eksperiencën duhet të ishe ti. Është një makinacion që e ka bërë ai që mungon sot. Si i vjetër që je, së paku prit edhe ca orë se do përgënjeshtrohesh, dhe pas ca orësh është mirë të shkosh përsëri të dentisti.

Majko: Në fakt unë i respektoj shumë këta tipat që kanë mjekër të bardhë dhe flokë të zezë. Dua që të jetë kështu sic thonë këta të përgënjeshtrohet, por po e përsëris edhe njëherë ajo që keni diskutuar ju është një akuzë e cila dje është ripërsëritur.

Zjarr Tv Ad