Parada e LGBT mbush kryeqytetin

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përqafime, buzëqeshje e ngjyrat e ylberit kanë mbushur sot kryeqytetin shqiptar me rastin e ditës kundër homofobisë dhe paradës së LGBT. Në paradën e krenarisë kanë qenë të pranishëm anëtarë të komunitetit por edhe mbështetës të tyre që janë pikturuar me ngjyrat e ylberit. Mes tyre ka qenë dhe avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Të drejtat LGBT në Shqipëri janë të garantuara nëpërmjet legjislacionit kundër diskriminimit. Aktiviteti seksual brenda gjinisë së njëjtë si për djemtë ashtu edhe për vajzat është dekriminalizuar në Shqipëri që prej vitit 1995 por gjithsesi të mirat ekonomike brenda një çifti homoseksualësh nuk gëzojnë mbrojtje ligjore sikurse çiftet heteroseksuale.

Shqipëria konsiderohet si një vend konservator, specifikisht në reagimet publike lidhur me të drejtat e personave LGBT si dhe vizibiliteti i tyre në sferën publike. Gjithsesi legjislacioni kundër Diskriminimit që Shqipëria ka miratuar e ka shtyrë Shoqatën ILGA-Europe ta cilësojë Shqipërinë si një nga shtete e pakta në Europë që e ndalon me ligj diskriminimin me bazë identitetin gjinor.

Shqipëria ka ratifikuar Protokollin me numër 12 të Konventës Europiane për mbrotjen e të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale, për më tepër ajo ka nënshkruar në 2007 Deklaratën e Kombeve të Bashkuara mbi Orientimin seksual dhe Identitetin gjinor.

 

Zjarr Tv Ad