Parada ushtarake e Serbisë në Nish, reagime nga SHBA dhe Kosova

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Serbia të enjten ka mbajtur paradë ushtarake në Nish , me të cilën ka shënuar Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Sipas Agjencisë amerikane e lajmeve, AP, se kjo bëhet fjalë për demonstrim të forcës në rrethana të acarimit të raporteve me Kosovën.

Lidhur me këtë, ka pasur reagime të ndryshme, nga ana e krerëve vendor dhe ndërkombëtarë. Kyle Scott, i cili është Ambasador amerikan në Beograd,  përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar turp për Serbinë pasi gjenerali serb i dënuar për krime lufte, Vlladimir Llazareviç, në Ditën e Evropës në Nish e udhëhoqi paradën ushtarake.

​“Është turp që një kriminel lufte i dënuar, të marshojë para atyre të cilët po përpiqen t’i nderojnë aleatët të cilët kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Evropë. Dita e Evropës, Vlerat e Evropës”, ka shkruar Scott.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas mbajtjes së paradës ushtarake në Serbi. Pacolli ka thënë se Serbia duhet të sillet si një vend i civilizuar dhe të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe në evropianizimin e saj, transmeton Telegrafi.

Tutje ministri Pacolli ka theksuar se Serbia me parada ushtarake vetëm po i dërgon botës një mesazh që ata mbesin një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe se mentaliteti i Milloshevçit është ende i gjallë në Beograd.

Ndërkaq, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është duke luajtur lojë të rrezikshme. Hoxhaj ka theksuar se Vuçiç ka mbledhur të dënuarit për krime lufte, në Nish afër kufirit me Kosovën duke mbajtur paratë me armë të Rusisë.

në paradën ushtarake të mbajtur në Serbi kanë marrë pjesë 4 000 trupa të armatosur, 300 automjete e 40 aeroplan, duke përfshirë dy helikopter luftarakë rus me një ekuipazh rus.

Zjarr Tv Ad