Paralajmërimi i Bashës: Do t’i vijë dita edhe brinjëve të tjera të Trekëndëshit të Bermudës! Rama duhet të ishte shpallur me kohë “non grata”

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një paralajmërim të fortë mbrëmjen e djeshme, pasi u shpreh se pas Berishës, do t’u vijë radha edhe atyre që ai i quan pjesë të Trekëndëshit të Bermudës, Edi ramës dhe Ilir Metës.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të ishte shpallur me kohë “non grata”, teksa shtoi se nuk ka Zot që ta ndalojë nëse ka bindjen se në lojë janë interesat kombëtare.

“Pa SHBA, Shqipëria nuk do ishte në NATO. SHBA-të nuk marrin vendime politike. Do t’i vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekqëndëshit të Bermudës, por nuk jam as unë as ti që përcaktojmë shpejtësinë e intitucioneve amerikane.

Unë nuk jam mashë e askujt dhe këtë e kam provuar me akte jo me fjalë. Kur unë kam bindjen se në lojë janë interesat kombëtarë nuk ka gjë përveç zotit të më ndalojë mua. Këtu ishin interesat e demokratëve përballë atyre të Berishës dhe sigurisht që do zgjidhja ato të demokratëve. Berishën, SHBA e ka shpallur non grata dhe Rama duhet të ishte shpallur me kohë non grata. E vetmja gjë që kam në dorë unë dhe jam përgjegjës para demokratëve është ta mbroj apo thërrmoj interesin e demokratëve”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad