Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar për sanksione të reja dhe ndalesa për marrje vizash drejt SHBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.
Në një postim në Twitter diplomati amerikan shkruan se SHBA-ja do të ndërmarrë këto veprime në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion, ndërsa shton se së bashku mund të luftojmë korrupsionin.
“Në ditën ndërkombëtare Anti-Korrupsion, ShBA-ja do të vendosë sanksione dhe ndalesa vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Blinken.