Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur mbrëmjen e djeshme për ndryshimet kushtetuese që PD, do të depozitojë ditën e nesërme në Kuvend.
Ai tha se opozita ka të drejtë që të ngrejë komisionin hetimor, për të hedhur dritë dhe për të bërë transparencë mbi çështjet që sipas tij, drejtësia nuk e bën.
I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse Kryeministri Rama, i cili është i ftuar si dëshmitar në këtë komision nuk paraqitet, Alibeaj tha në “News 24” se do të jetë detyra e policisë ta sjellë me forcë aty.
“Ke hequr të drejtën e emigrantëve për të votuar. Mjafton kjo për të thënë se zgjedhjet janë cënuar. Pse i shpërndave miliona euro 2-3 muajt e fundit ndërkohë që i le 2 dimra në çadra? Në momentin që bie një fatkeqësi ndihma e qeverisë duhet të jetë e menjëhershme. Javët e fundit janë dhënë para jo vetëm pë ata që janë dëmtuar. Përse jepet vetem pak kohë para zgjedhjeve?
Është mburrur për të gjitha fondet që BE-ja dha. Si ka mundësi që bën 13 mijë punësime para zgjedhjeve me kontrata të përkohshme ndërkohë që shqiptarët po ikin nga papunësia? Ne kemi filluar këtë komision për të hedhur dritë. Dhe përse të dhënat tonë duhet të jenë në dorë të PS-së para zgjedhjeve?
Opozita e vjedhur, është te*rrorizuar dhe ka të drejtën e saj të bëjë transparencë për sa kohë që sistemi i drejtësisë nuk e bën. Unë besoj që një shtet anëtar i NATO-s një shtetar e ka për detyrim moral që nevojës së kërkesës dhe fakteve se ka shkelur ligjin të vijë të përballet. Është detyra e policisë që ta sjellë para parlamentit”, u shpreh Alibeaj.