Ditën e sotme, Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli, ka vijuar prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë fjalës së saj, Topalli shprehet se; misioni është për të larguar tre kryetarët e partive dhe se këtë ndryshim do të bëjë brezi i ri.
Jozefina Topalli, kryeson listën e qarkun e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës. Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, kryeson në listën e kandidatëve të qarkut të Vlorës.
Evald Serreqi, kryeson në qarkun e Elbasanit, ndërsa Miranda Haxhia, kryeson në listën e qarkut të Beratit. Në listën e Dibrës, kryeson Sandra Xheleshi. Adile Gjoka kryeson në listën e kandidatëve në Gjirokastër. Elsa Domi, kryeson në qarkun e Kukësit. Aleksandre Petre kryeson në Korçë, ndërsa Najada Halilosmani, kryeson në listën e qarkut të Fierit.