Paralajmërimi i Nard Ndokës: Bashën nuk e shoh si kandidat për Kryeministër dhe lider i opozitës, ja çfarë po kërkon ish-kryeministri Berisha…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, paralajmëron se lëvizjet brenda PD-së, do të sjellin një lidership të ri të demokratëve dhe të opozitës.

I ftuar në emisionin “Breaking”, Ndoka deklaroi se lëvizja e Berishës synon që të krijojë një lidership të ri dhe jo të marrë drejtimin e PD-së. Për të Lulzim Basha nuk shihet si një kandidat për kryeministër dhe lider i opozitës.

“Nuk shoh një përçarje, shoh një ringjallje të PD-së, se është një agjendë interesante. Së pari ka nevojë të çlirohet nga Basha. Nuk e shoh Bashën si pretendent për kryeministër më, në aspektin e aksioneve politike. Ai ka qëndruar se kishte njëlloj paragjykimi se ka mbështetjen e Berishës, ai mund ta mbajë peng PD-në por nuk mund t’i japë shpresë. PD do të çlirohet edhe nga Basha dhe Berisha. Ai lirohet nga vendimi, Berisha do ta hapë akoma më tepër lidershipin. E do të krijojë një hark opozitar akoma më të gjerë, padiskutim se ka mundësitë dhe besimin ta bëjë një gjë të tillë. Berisha nuk po kërkon të marrë drejtimin e partisë dhe të jetë kryeministri i vendit, po kërkon ta kthejë PD në shinat institucionale dhe të jetë një parti sovrane të marrë një vendim pa diktat dhe trysni”, – tha Ndoka.

Sipas tij, Basha nuk kishte të merrte kosto politike për përjashtimin e Berishës, por duhej ta votonte në strukturat e PD-së dhe në grupin parlamentar.

Zjarr Tv Ad