Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme, se zgjehdjet për kryetarin e Partisë Demokratike, ishin të manipuluara.
Ai paralajmëroi se kandidatja Edith Harxhi, do të publikojë fakte që tregojnë për manipulimin e votave që kanë ndodhur brenda partisë.
“Kandidatja që ne kemi mbështetur si grup kolegësh dhe të gjithë ne që e kemi ndjekur kemi konstatuar manipulime të rënda brenda një partie. I gjithë procesi ka qenë anormal por do t’i bëjë publik zonja Harxhi. Unë do të jap vetëm një shembull që është qarku i Korçës që demonstron një lloj civilizimi të shoqërisë, ku në bashkinë Korçë ku të gjithë kandidatët kishin mundësi për të parë sesi shkon procesi Basha ka marrë vetëm 17% në Maliq që është shumë më e vogël se e Korçës kandidatët nuk kanë pasur burime njerëzore për të menaxhuar procesin, duke bërë që Basha të marrë 70 % të votave”, u shpreh Nishani.